UDHËHEQËSIT E BE-së MINIMIZOJNË RREZIQET BANKARE NDËRSA EKONOMIA DOBËSOHET

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rrezikun e një krize bankare që do të zhvillohej nga turbulencat e fundit financiare globale duke goditur ekonominë edhe më fort se kriza e energjisë e lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Pas një takimi në Bruksel, krerët e qeverive së BE-së thanë se huadhënësit në Evropë janë përgjithësisht në pozita të shëndetshme dhe në gjendje të përballojnë një kombinim të rritjes së normave të interesit dhe ngadalësim të rritjes ekonomike.

“Sistemi bankar është i qëndrueshëm në Evropë,” u tha gazetarëve kancelari gjerman Olaf Scholz pas samitit. Kryeministri holandez Mark Rutte tha: “Në përgjithësi, mendoj se jemi në gjendje të mirë”.

Diskutimet e BE-së erdhën pas mbylljes së dy bankave amerikane nga rregullatorët amerikanë, përfshirë Silicon Valley Bank, dhe një blerjeje të orkestruar nga Zvicra të huadhënësit problematik Credit Suisse nga rivali UBS.

Veprimet emergjente në të dy anët e Atlantikut ringjallën kujtimet e krizës financiare globale të vitit 2008 dhe krizës së borxhit të BE-së që pasoi, që pothuajse shpërbëu monedhën euro që tani përdoret nga 20 vende evropiane.

Një tregues i shqetësimeve në tregun evropian, aksionet e kompanisë Deutsche Bank, huadhënësi më i madh i Gjermanisë, ranë deri në 14% në Frankfurt të premten. Kancelari Scholz hodhi poshtë idenë e dobësive themelore në bankën Deutsche Bank, duke thënë se ajo është bërë “shumë fitimprurëse” pas modernizimit të biznesit të saj.

“Nuk ka asnjë arsye për të pasur ndonjë shqetësim,” tha ai.

Ekonomia evropiane është ngadalësuar me shpejtësi që kur Rusia pushtoi Ukrainën 13 muaj më parë e deri më sot, duke e lënë BE-në në rrezik të një recesioni. Lufta ka nxitur inflacionin duke sjellë shkurtime në furnizimet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus dhe ka ulur besimin e konsumatorëve dhe të biznesit.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, pret që rritja ekonomike në bllokun prej 27-vendesh të ngadalësohet në 0.8% këtë vit nga 3.5% në 2022 dhe 5.4% në 2021. Një rikthim i parashikuar i rritjes në 1.6% vitin e ardhshëm varet nga një sektor i shëndetshëm bankar që është në gjendje të japë kredi për bizneset dhe konsumatorët dhe të mbrojë depozitat.

BE-ja ka përforcuar rregulloret e saj të institucioneve financiare që nga kriza e borxhit të euros dhe para së premtes pak shenja ishte shfaqur për një përhapje më të gjerë në Evropë nga shpëtimi dramatik i Credit Suisse.

Megjithatë, mbikëqyrja financiare në Evropë mbetet në duart e autoriteteve të BE-së dhe kombëtare që ndjekin qasje të përbashkëta në vend që t’i kushtojnë vëmendje një rregulloreje të vetme aktuale evropiane.

Në frontin e tregut, zyrtarët kanë thënë se bankat evropiane në përgjithësi kanë rezerva adekuate të parave – ndërkohë që kërkojnë ende vigjilencë. “Sektori ynë bankar është elastik, me pozita të forta kapitali dhe likuiditeti”, thanë liderët e BE-së në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre.

SHARE