RAMA NË LONDËR, NË FOKUS EMIGRANTËT

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Londër një vizitë me ftesë të kryeministrit anglez Rishi Sunak.

Kjo është vizita e parë zyrtare në 10 Downing Street e një kryeministri shqiptar në këto 30 vite.

Gjatë vizitës në parlament kryeministri Edi Rama do të ngrejë shqetësimin për retorikën e përdorur ndaj shqiptarëve nga politikanët anglez nga salla e parlamentit.

Pak përpara mbërritjes në parlament kryeministri Edi Rama dha një intervistë për emisionin Today në BBC Radio 4 ku tha se: “Ardhja e njerëzve me gomone në Angli është një çështje komplekse.  Jam këtu për ta thënë me zë të lartë se shqiptarët janë një momunitet i rëndësishëm që jep kontribut në sektorë si ndërtimi shërbime madje këndojnë për ju“.

Rama ka zhvilluar një takim në ‘London School of Economics’.

Rama shkruan se takimi është në kuadrin e krijimit të një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit.

SHARE