Si të Pastroni Hekurin e Rrobave – Metoda më e Shpejtë në Shtëpi

Nuk ndodh rrallë herë që pllaka e hekurit të ndotet nga pjesë të ndryshme të rrobave të cilat ngjiten në hekur, prandaj proçesi i pastrimit të tij është shumë delikat dhe i rëndësishëm.

Me një hekur të pastër rrobat tuaja do të mbeten të reja për një kohë më të gjatë.

Nuk është gjithmonë e thjeshtë  pasi në të mbeten njolla sidomos kur përdorni në mënyrë të vazhdueshme avullin.

Që ta mbani hekurin tuaj si të ishte i ri përdorni këto mënyra natyrale pastrimi që AgroWeb.org ju këshillon më poshtë.

Pastrimi me kripë dhe uthull

Përpara se të filloni të pastroni sigurohuni të lexoni mënyrat e përdorimit dhe pastrimit të hekurit tuaj për të parë nëse kërkon ndonjë trajtim me detergjent të veçantë.

Zgjidhja e parë që AgroWeb.org ju propozon për ta sjellë hekurin në gjendje të shkëlqyeshme është pastrimi me uthull dhe kripë.

Kjo mënyrë do t’ju garantojë pastrim dhe disinfektim të pllakës së hekurit.

Mbushni një enë të vogël me ujë të vakët dhe shtoni dy luge gjelle kripë e një lugë uthull.

Pasi t’i keni përzier mirë, merni një sfungjer të butë ose një peshqir dhe filloni të pastroni pjastrën e hekurit kur të jetë plotësisht i ftohtë.

Në pjesët kur ka mbetje të rrobave sigurohuni të ushtoni më shumë forcë gjatë pastrimit.

Pastrimi me sodë buke

Në një enë me ujë të ngrohtë hidhni një lugë gjelle sodë. Mund t’i shtoni edhe pak lëng limoni.

Merni një copë të butë apo sfungjer dhe filloni të pastroni sipërfaqen që dëshironi.

Për një efekt më të fortë krijoni një masë kremoze me sodë buke dhe ujë, pra duke i hedhur më pak ujë.

Lyejeni të gjithë pjastrën dhe lëreni disa minuta që soda të veprojë.

Më pas pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe lëreni të thahet.

Pastrimi me dyll

Shpesh  këshillohet edhe dylli i qirinjve si një metodë shumë e vjetër e pastrimit të pjastrës së hekurit.

Proçedura fillon me shkrirjen e nje qiriu teksa hekuri është i ngrohtë.

Për ta hequr dyllin përdorni letër të thatë.

Bëni kujdes pasi dylli duhet te hiqet kur hekuri është ende i ngrohtë./AgroWeb.org

SHARE