NESËR FILLON AGJËRIMI I RAMAZANIT

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit mysliman dhe fillimi i tij shënohet nga shfaqja e gjysmëhënës.

Është muaji në të cilin besohet se filloi shpallja e Kuranit.

Gjatë Ramazanit, besimtarët janë në agjërim të rreptë për 29 ditë dhe heqin dorë nga ushqimi dhe uji, si dhe ndalohet pirja e duhanit dhe çdo sjellje që nuk është në përputhje me rregullat e Zotit.

Agjërimi i Ramazanit fillon në agim dhe zgjat gjithë ditën deri në perëndim të diellit, kur përgatitet iftari, pas së cilës lejohet ngrënia dhe pirja gjatë gjithë natës.

Gjatë Ramazanit, besimtarët duhet të vizitojnë të afërmit, fqinjët, vëllezërit besimtarë, si dhe të vizitojnë të sëmurët dhe të ndihmojnë të varfërit dhe të pafuqishmit.

Pas agjërimit të Ramazanit, më 21 prill fillon Fitër Bajrami.

Kjo do të thotë se nesër, e enjte, më 23 mars, është dita e parë e agjërimit në muajin e Ramazanit.

Këtë vit ky muaj islam ka 29 ditë, pra Fitër Bajrami është më 21 prill.

SHARE