Ligjvënësit francezë hodhën poshtë mocionet e mosbesimit kundër qeverisë, duke çuar në miratimin e një plani të diskutueshëm të reformës së pensioneve.
Partitë që kundërshtojnë skemën e reformës së qeverisë javën e kaluar paraqitën dy mocione censurimi, pasi presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministrja Elisabeth Borne vendosën të përdorin kompetencat e tyre kushtetuese për ta kaluar miratuar e diskutueshëm.
Javën e kaluar, grupi i pavarur ‘Liot’ dhe partia ‘Tubimi Kombëtar’ (RN) paraqitën dy mocione censurimi, të cilat kërkojnë mbështetjen e një shumice absolute në parlament, respektivisht 287 vota për t’u miratuar.
Votimi, i paraqitur nga deputetët e qendrës, u mbështet nga 278 vota pro, një prag ky më i ulët se 287 votat e nevojshme për kalimin e tij.
Nëse nisma do të rezultonte e suksesshme, presidentit Emmanuel Macron do t’i duhej të caktonte një ekzekutiv të ri ose të shpallte zgjedhjet e parakohshme, çka do të anulonte edhe reformën e pensioneve.
Edhe një mocion i dytë mosbesimi, i paraqitur nga partia e ekstremit të djathtë të fronit Nacional i Marine Le Pen, pati të njëjtin fat si i pari.
Me dështimin e të dy mocioneve, projektligji i shumëdiskutuar i rritjes së moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, tanimë, do të bëhet ligj.