Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ambasadorja britanike, Karen Maddox nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me një marrëveshje në fushën e sigurisë kibernetike që do t’i ofrohet Malit të Zi nga stafi ekspert nga Britania e Madhe.
Kryeministri Abazoviq, ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e sigurisë kibernetike.
“Ne jemi duke punuar në përmirësimin e të gjithë sektorëve në vend. Mali i Zi është në rrugën e duhur”, tha Abazoviq.