Eliminoni gjithë yndyrën nga kuzhina për një minutë: Truk i cili entuziazmon!

Vetëm kujdes që të mos digjeni

E dimë që mishi është një ndër artikujt kryesorë kur është fjala për çdo racion, mirëpo, gatimi i tij shumë shpesh gjithë kuzhinën e mbush me yndyrë.

Nëse keni provuar që ta pastroni me leckë apo me peshqirë të lagur, e dini që është pothuajse mision i pamundshëm.

Fatmirësisht, ky truk do t’jua lehtësojë jetën dhe do ta bëjë kuzhinën tërësisht të pastër.

E gjitha që ju nevojitet është sfungjeri, transmeton Telegrafi.

Ndiqni udhëzimet:

Vendoseni sfungjerin nën ujë derisa të laget. Kujdes që të mos jetë shumë i lagësht.

Vendoseni në mikrovalë dhe ngroheni 20 – 30 sekonda.

Kini kujdes që të mos digjeni kur ta nxirrni sfungjerin nga mikrovala.

Gjatë kohës derisa sfungjeri ngrohet në mikrovalë, spërkatni yndyrën me mjete pastrimi me bazë limoni.

Merrni sfungjerin e ngrohur dhe eliminoni yndyrën në çast! /Telegrafi/

SHARE