SIPAS REZULTATEVE PRELIMINARE, GJUKANOVIQ DHE MILLATOVIQ NË RAUNDIN E DYTË

Sot në Mal të Zi janë mbajtur zgjedhjet presidenciale. 

Qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 07:00 deri në ora 20:00.  

Sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, deri në orën 20:00 votuan 63.6 për qind ose rreth 344.700 votues.  

Në veri të vendit deri në orën 20:00 votuan 61.5 për qind, në rajonin qendror 69.4 për qind, ndërsa në jug 55.3 për qind e votuesve.  

Qendra për Tranzicion Demokratik kujtoi se 73,3 për qind e votuesve votuan në zgjedhjet parlamentare të 2016, 63,9 për qind në zgjedhjet presidenciale 2018 dhe 76,6 për qind e votuesve votuan në zgjedhjet parlamentare të 2020 deri në orën 20:00.

Sipas të dhënave paraprake të Qendrës së Monitorimit, bazuar në rreth 95 për qind të rezultateve të përpunuara, presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Millatoviq, kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet presidenciale. Raundi i dytë do të zhvillohet më 2 prill.

Rezultatet preliminare (95%) të zgjedhjeve për President të Malit të Zi: 

Millo Gjukanoviq 35,3%

Mr Jakov Millatoviq 29,2%

Andrija Mandiq 19,3%

Mr Aleksa Beçiq 10,9%

Docent Dr Draginja Vuksanoviq Stankoviq 3,2% 

Goran Danilloviq 1,4% 

Jovan Radulloviq 0,8% 

SHARE