Më e lirë dhe më e shëndetshme se botoksi: Lëvorja e kësaj frute është vërtetuar se heq rrudhat

Madje edhe shkencëtarët kanë zbuluar se lëvorja e kësaj frute ndihmon kundër plakjes

Alayna Ryan amvisë dhe nënë e tre fëmijëve, tha se përdor lëvore bananeje për të parandaluar rrudhosjen e lëkurës së saj.

Alayna vuri në dukje se kjo metodë mund të jetë “e neveritshme”, ajo konfirmoi se e bën atë prej vitesh dhe se është një alternativë natyrale shumë efektive për botoksin, transmeton Telegrafi.

Ndërsa fërkonte një lëvozhgë bananeje në fytyrë, ajo shpjegoi:

– Vërtet e neveritshme, por funksionon. Kjo është ajo që kam bërë prej vitesh. Është botoks natyral. Sa më e ashpër të duket nga jashtë, aq më mirë do të duket lëkura juaj.

Videoja e Alayna-s pa dyshim që u bëri përshtypje shumë njerëzve, pasi u bë shpejt virale dhe mblodhi 2.5 milionë shikime. Ka afërsisht 174 mijë pëlqime dhe mbi 23 mijë shpërndarje.

Në një artikull të fundit, dermatologët zbuluan përfitimet shtesë të bananeve kundër plakjes kur përdorni lëvoren në lëkurën tuaj.

Mund të jetë e vështirë të besohet, por një artikull i kohëve të fundit në Today zbuloi se pretendimet e TikTok ishin të vërteta, pasi dermatologët vlerësuan përfitimet kundër plakjes nga lëvorja e bananes. /Telegrafi/

SHARE