BOSHKOVIQ –TRPKOSKI: MALI I ZI MBËSHTET MAQEDONINË NË RRUGËN E SAJ DREJT NATO-s

Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, do të mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë, duke i dhënë mbështetjen e plotë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, deklaroi Ministri i Mbrojtjes së MZ, Predrag Boshkoviq, gjatë takimit me ambasadorin e Maqedonisë, Mihailo Trpkoski.

Të dy ata folën sot në Ministrinë e Mbrojtjes të Malit të Zi.

Me këtë rast, u shpreh kënaqësia me marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë.

Boshkoviq dhe Trpkoski kanë shkëmbyer pikëpamje mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe janë pajtuar që po bëhet gjithnjë e më intenzivisht vit pas viti, që është rezultat edhe i  aspiratave identike të politikës së jashtme, në të cilat është e nevojshme të sigurohet mbështetja reciproke.

SHARE