Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal deklaroi se ata insistojnë që Marrëveshja e Korridorit të Drithit të jetë pa afat.
Në një deklaratë nga Qendra për media e qeverisë ukrainase thuhet se kryeministri Shmyhal bëri vlerësime në takimin e qeverisë lidhur me Marrëveshjen e Korridorit të Drithit.
Ai tërhoqi vëmendjen se Ukraina është një prej hallkave kyçe të sigurisë ushqimore botërore. “Për këtë arsye insistojmë që Marrëveshja e Drithit të jetë pa afat dhe të zgjatet automatikisht 120 ditë”, tha Shmyhal.
“Një qëndrim të tillë mbrojnë edhe Türkiye dhe Kombet e Bashkuara (OKB)”, tha Shmyhal i cili shtoi se “Përpjekja e agresorit për të shkurtuar kohën e marrëveshjes është manipulim i kryer për të bërë më shumë shantazh dhe për të përshkallëzuar krizën globale ushqimore. Kjo nuk duhet të lejohet”.