Heshtja zgjedhore për zgjedhje për President të Malit të Zi, të cilat do të mbahen të dielën, do të fillojë në mesnatë.
Në zgjedhje do të marrin pjesë liderët e Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, Andrija Mandiq i Demokracisë së Re Serbe, Aleksa Beçiq i Demokratëve dhe Goran Danilloviq i Malit të Zi të Bashkuar.
Kandidatët për president të vendit janë një nga liderët e Lëvizjes Evropa Tani Jakov Millatoviq, deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq dhe influencuesi Jovan Radulloviq.
Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kanë 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë – 143.608, dhe më pak në Shavnik -1.777.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.
Zgjedhjet presidenciale të 19 marsit do të jenë të katërtat që nga rivendosja e pavarësisë dhe të tetat që nga futja e sistemit shumëpartiak.
President i Malit të Zi do të zgjidhet kandidati që ka marrë më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të votuesve që kanë votuar.
Nëse asnjë kandidat nuk e merr atë numër votash, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet brenda 14 ditësh, më 2 prill.
Në raundin e dytë zgjedhor marrin pjesë dy kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave.