Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Parlamentit të Malit të Zi.
Siç u theksua, Dekreti për shpërndarjen e mbledhjes së 27-të të Kuvendit të Malit të Zi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij dhe dekreti do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi.
Gjukanoviq, siç theksohet nga Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi, dekretin e ka nxjerrë në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.
Gjukanoviq paraprakisht ka theksuar se një pjesë e ekipit ligjor e këshillon se i ka kushtet ligjore për të shpërndarë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje, nëse deri sot nuk zgjidhet qeveria e re.
Pas shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet mund të mbahen më së shpejti për 60 ditë dhe më së voni për 100 ditë, që do të thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit.