PENSIONISTËT NUK DUHET TË PRESIN NDIHMË ME PENSIONIN E SHKURTIT

Pensionistët nuk mund të presin 150 euro ndihmë me këtë pension, sepse paratë do t’u paguhen vetëm kur Komisioni Evropian t’i paguajë shtetit 27 milionë euro, tha ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq.

“Deri në datën 20 është një mision i pamundur, vetëm nese ndodh sot. Nuk duhet të presim as pensionin e radhës, por mund ta paguajmë shtesë kur të mbërrijnë mjetet”, tha Damjanoviq.

Ai ka theksuar se presin pagesën nga KE-së në 10 deri në 15 ditët e ardhshme. 8.5 milionë nga kjo shumë janë lënë mënjanë për të ndihmuar pensionistët dhe familjet e cenueshme financiarisht.

Koha për të kufizuar marzhet

Damjanoviq beson se kufizimi i marzheve tregtare duhet të riaktualizohet sërish.

“Do të shihni fitimet e zinxhirëve të shitjes me pakicë që do të dalin këto ditë. Janë në rangun e fitimeve bankare”, tha ai.

Ai thotë se rrjetet e shitjes me pakicë janë fituesit më të mëdhenj të viteve të fundit.

“Ato i kanë rrënjët në fitimet e pashtershme të pronarëve të zinxhirëve të shitjes me pakicë që përdorën rritjen e produkteve të energjisë dhe inflacionin për të rritur çmimet. Dhe kur u ulën çmimet, nuk kishte as përgjegjësi elementare për t’i kthyer ato çmime”, tha ministri.

Damjanoviq vlerësoi se gjendja aktuale në tregun e energjisë është stabile dhe se nuk do të ketë ulje të akcizës, përveç nëse çmimet rriten rrënjësisht.

Ai nuk pret shpërndarjen e Kuvendit para se Gjykata Kushtetuese të prononcohet për Ligjin për Presidentin

Damjanoviq në emisionin “Link” tha se beson se presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq nuk do ta shpërndajë nesër Kuvendin e Malit të Zi derisa Gjykata Kushtetuese të deklarojë ndryshimet në Ligjin për Presidentin që ia mundësojnë një gjë të tillë.

“Mendoj se gjithë kësaj do t’i paraprijë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vlefshmërinë e ndryshimeve në Ligjin për Presidentin, vetëm pas kësaj pres disa veprime. Do të shohim nëse do të jetë formimi i qeverisë së re apo ndonjë variant tjetër”, tha ai. 

Ai ka theksuar se mundësia për formimin e qeverisë së re është e hapur.

SHARE