Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka propozuar një rritje tjetër të tarifave të energjisë elektrike. Me këtë propozim tarifat rriten për 14% dhe pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli. Qytetarët thonë që një rritje tjetër rëndon buxhetin e tyre familjar.
Pushteti po pret vendimin final të ZRRE-së e opozita thotë se do e ndalojë me çdo kusht rritjen e tarifave. Komentet për rritjen e mundshme të tarifave i kanë deponuar edhe Zyra e Presidencës, ata rekomandojnë të shmanget rritja dhe thonë që këtu mund të ndikonte pakoja e Mbështetjes për Energji e BE-së, ku janë 75 milionë euro të garantuara për përballje me krizën, ku 25 milionë janë të destinuara për subvencion të faturave të energjisë.
Në anën tjetër Qeveria e Kosovës thotë se po pret vendimin përfundimtar të ZRRE-së. Rritja e fundit e tarifave u bë më 1 prill të 2022 ku pati rritje rreth 100%, po ekzekutivi mori përsipër subvencionimin për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kW orë në muaj.