Tavë me Spinaq dhe Qumësht

Një recetë e lehtë, e shijshme e pasur në vlera ushqyese, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe fantastike.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org udhëzimet e thjeshta për përgatitjen e kësaj recetë lehtë në shtëpi.

Kjo tavë shoqërohet me sallata të freskëta të shijshme ashtu si edhe djathra e perime të furrës.

Përgatitja e Tavës me Spinaq 

Përbërësit

  • 600 g spinaq
  • 1 qepë,
  • 2 gotae gjysmë me qumësht,
  • 2 lugë gjelle me miell,
  • 1 lugë gjelle gjalpë,
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri,
  • 100 gr djathë grirë të bardhë ose kaçkavall,
  • kripë,
  • piper

Përgatitja

AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni me kujdes spinaq gjethe në gjethe një e nga një, duke prerë si fillim bishtat.

Pasi të keni pastruar gjethet futini në një tas të madh me ujë dhe një lugë çaji sodë ose një lugë gjelle uthull molle dhe lërini aty për pak.

Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm dhe lërini mënjanë të kullojnë në një kullorëse të madhe (mund të përdorni kullorësen e makaronave).

Vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vajin e ullirit dhe shtoni qepën e grirë hollë.

Kaurdiseni derisa volumi i saj të bjerë.

Më pas shtoni spinaqin e grirë dhe kaurdiseni derisa uji i tij të avullojë.

Vendosni një tjetër tigan të vogël në zjarr, shtoni aty gjalpin të tretet dhe më pas shtoni miellin, kaurdisnei derisa mielli të zverdhet dhe më pas shtoni qumështin duke e përzierë në zjarr të ngadaltë pa ndërprerje derisa të krijohet një masë kremoze

Shtoni gjysmën e djathit të grirë, kripën, piperin dhe përziejeni mirë të gjitha bashskë.

Hiqeni nga zjarri dhe bashkojeni me spinaqin vendosnei të gjithë masën një tavë të vogël, spërkateni sipër me gjysmën tjetër të djathit të mbetur dhe futeni të piqet në furrë të prangrohur në 180 gradë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrën e artë të praruar të pjekjes. /AgroWeb.org  

SHARE