QYTETARËT KËTË VERË DO TË UDHËTOJNË ME TELEFERIKUN KOTORR – LOVQEN

Kryetari i Komunës së Kotorrit, Vladimir Jokiq, ka thënë se këtë sezon veror qytetarët me siguri do të udhetojnë me teleferikun Kotorr – Lovqen.

Ai beson se ky është një projekt i rëndësishëm, me të cilin Kotorri do të jetë një qendër e rëndësishme turistike.

“Teleferiku ka gati dy dekada që pret dhe është një histori që njerëzit nuk e besuan,“ tha Jokiq.

Sipas tij, hapja në vetvete do të jetë spektakolare dhe krenari për të gjithë Malin e Zi.

„Teleferiku shkon nga 65 metra mbi nivelin e detit. Mënyra në të cilën Kotorri dhe Lovqen shpalosen para jush nuk do të lërë askënd indiferent. Teleferiku është një shtesë fantastike në ofertën turistike të Kotorrit dhe do të kontribuojë në njohjen e Malit të Zi”, thotë Jokiq.

SHARE