7 Bimët më të Mira Kundër Kolitit

Koliti spastik ose Sindroma e Zorrës së Irrituar është një problem shëndetësor që karakterizohet nga:

  • Dhimbje të forta dhe/ose fryrje barku
  • Çrregullime të jashtëqitjes si diarea apo konstipacioni
  • Gjendje jo të rehatshme të barkutfryrje apo gazra.

Këto probleme mund të kenë një kohëzgjatje mbi tre muaj, thonë ekspertët.

Në gjuhën popullore kjo sindromë njihet si ‘zorra nevrike.’

Por në mjekësinë popullore ofrohen alternativa natyrale për qetësimin e simptomave të zorrës nevrike.

Kamomili

Kjo bimë qetëson stomakun, zbut kontraktimet e tij gjatë tretjes, përmirëson jashtëqitjen dhe largon stresin dhe ankthin.

Pijeni çajin e kamomilit në mëngjes dhe në darkë kundër dhimbjeve.

Lavanda

Kjo bimë aromatike qetëson sistemin nervor, përmirëson funksionin e sistemit nervor simpatetik por edhe funksionet e tretjes.

Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.

Lulja e Pasionit

Kjo bimë zbut kontraktimet dhe dhimbjet e stomakut, lehtëson simptomat e zorrës nevrike kur ato shoqërohen me nervozizëm, parehati, stres dhe/ose ankth.

Nenexhiku

Kjo bimë eliminon dhimbjet dhe kontraktimet e barkut por edhe normalizon ekuilibrat e florës bakteriale në sistemin tretës.

Jamballi

Emri shkencor i jamballit është Glycyrrhiza dhe ka origjinën nga Greqishtja e lashtë. “Glukos” do të thotë “e ëmbël” ndërsa “riza” do të thotë “rrënjë.”

Kjo rrënjë e ëmbël përmban glycirizinë, një përbërës që rezulton të jetë 50 herë më i ëmbël se mjalti.

Barishtja ka një histori të pasur edhe në Azi, ku përdorej kundër irritimeve dhe spazmave në sistemin tretës.

Finoku Dhe Kopra

Të dyja qetësojnë muskujt e aparatit tretës dhe shmangin fryrjet. Për më tepër si zhardhoku ashtu edhe barishtet luajnë rol anti-inflamator në zorrë.

Lule Meneksheja

Kjo bimë është shumë e mirë kundër inflamacionit dhe rivendos ekuilibrat e baktereve në stomak duke zbutur kështu edhe kontraktimet gjatë tretjes.

Të gjitha bimët e lartpërmendura mund të pihen si çaj kundër dhimbjeve të stomakut./AgroWeb.org

SHARE