Të gjitha llojet e karburanteve në Mal të Zi do të shtrenjtohen nga nesër (e martë, 14 mars), njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale (MIK) në Twitter. Eurosuper 95 do të rritet për dy cent dhe do të kushtojë 1.57 euro për litër. Eurosuper 98 do të rritet për një cent dhe do të kushtojë 1.61 euro për litër. Çmimi i Eurodieselit për litër do të jetë 1.5 euro, që do të thotë se do të rritet për dy cent, ndërsa nafta për ngrohje do të rritet për dy cent dhe do të kushtojë 1.47 euro për litër.