Ju kanë mbaruar tabletat e makinës së larjes së enëve: Bëni detergjentin tuaj nga dy përbërës që keni tashmë

Duhet të të ketë ndodhur një herë që kur i bën të gjitha këto, të kuptosh se nuk ke tableta

Në ditët e sotme, enëlarëset e bëjnë shumë më të lehtë pastrimin. Në vend që të qëndroni mbi lavaman dhe të lani enët për orë të tëra pas drekës, mjafton t’i vendosni në makinë dhe ta ndizni.

Por, duhet t’ju ketë ndodhur që kur i bëni të gjitha këto, e kuptoni se nuk i keni tabletat.

Mos u shqetësoni, nuk keni më nevojë të shkoni në dyqan apo t’i lani ato me dorë, sepse dy përbërës që me siguri i keni në shtëpi do ta bëjnë mjaft të lehtë, transmeton Telegrafi.

Çfarë nevojitet për të bërë pluhur për enëlarëse?

Përbërësi i parë është detergjenti i enëve (lloji që përdorni kur i lani me dorë) dhe sigurisht soda e bukës, mjeti më i fuqishëm i pastrimit.

Në makinën ku vendoset tableta, hidhni 2-3 pika detergjent dhe më pas hidhni sodën e bukës deri në fund.

Ndizeni siç keni planifikuar dhe enët do të dalin të pastra.

Përdoreni detergjentin siç është shkruar, sepse nëse e teproni mund të vërshoni kuzhinën, ndaj mjaftojnë dy-tri pika dhe soda e bukës do t’i mbajë nën kontroll.

Vërejtje: Mos e përdorni shpesh këtë detergjent, pasi soda e bukës mund të dëmtojë enët nëse përdoret vazhdimisht. /Telegrafi/

SHARE