Buzëkuqi bordo do të jetë hit i vërtetë në të gjitha nuancat e tij gjatë tërë sezonit të dimrit, por edhe në pranverë.
Por, sa është modern buzëkuqi bordo, është edhe i vështirë. Të gjitha nuancat bordo janë shumë të errëta që t’u rrinë bukur të gjithëve.
Ja disa këshilla, transmeton Telegrafi.
Për buzë të plota
Buzëkuqi bordo u rri mirë femrave që kanë buzë të plota, sepse ai vizualisht e zvogëlon vëllimin e tyre. Nëse keni buzë të holla, mos e pasoni këtë trend. Por, nëse megjithatë keni dëshirë, atëherë hijesoni skajet e buzëve me hije të bardhë shkëlqyese. Kështu, buzët do t’ju duken më të trasha.
E rrudhat?
Nëse keni rrudha rreth gojës, duhet ta evitoni përdorimin e këtij buzëkuqi. Kjo ngjyrë nuk është ideale për vajza tepër të reja, e as për plakat. Më së miri u rri femrave të moshës së mesme.
Hijet e buta
Buzëkuqi borde duhet të kombinohet me grim modest. Mjafton që të veni pak maskarë dhe hije të ndritshme në sy. Buzëkuqi duhet të jetë neutral. /Telegrafi/