Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian, nëse klima politike në Evropë, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, do të garantoj ruajtjen e parimeve kyçe të politikës së zgjerimit, u vlerësua gjatë takimit të Kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë Andrija Nikolliq dhe Ambasadorit të Sllovenisë në Malin e Zi, Mitje Moçnik.
Nikolliq tha se është shumë e rëndësishme për Malin e Zi , që BE-ja dhe shtetet anëtare, të vazhdojnë me një qëndrim parimor lidhur me politikën e zgjerimit dhe përparimin në atë proces në përputhje me rezultatet e arritura dhe meritat individuale të secilit shtet në mënyrë individuale. Moçnik tha se bashkëpunimi i përgjegjshëm dhe i suksesshëm midis Malit të Zi dhe vendeve të tjera përbën pjesën shtetërore të zgjidhjes, dhe jo problemet në kontekstin rajonal, i cili, siç tha ai, është i njohur edhe në kornizat ndërkombëtare.
“Bashkëbiseduesit ranë dakord se është e sigurt se zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian dhe situata në lidhje me Bregzit do të kenë një ndikim në BE, por ata kanë thënë se presin që zgjerimi të mbetet një prioritet që është në interes të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit”, thuhet në një deklaratë nga Kuvendi i MZ.