Në protestën e organizuar nga Shoqata “Prindërit”, e cila u mbajt në Podgoricë, u tha se nuk duhet të lejohet të vuajë edhe një fëmijë, dhe se duhen veprime të vendosura nga autoritetet, si dhe përgjegjësia e familjeve dhe institucioneve.
Në takim u tha se është e nevojshme të sigurohet siguria e fëmijëve në shkollat në rrugë, por të vendosen dënime më të rrepta për dhunuesit dhe të sigurohet mbikëqyrja e tyre. Ata po ashtu kërkojnë masa shtesë edukative, veprime vendimtare nga autoritetet kompetente dhe përgjegjësi të institucioneve.
Kryetarja e Shoqatës “Prindërit”, Kristina Mihailoviq, tha se është hera e fundit për të thënë me zë të lartë – “stop dhunës ndaj fëmijëve”.
“Përleshje të organizuara, drogë, mungesë interesi nga institucionet dhe familjet, pedofilë në liri, vetëvrasje për shkak të dhunës. Kërkojmë përgjegjësinë e familjeve dhe institucioneve. Nuk duhet të lejojmë që një fëmijë tjetër të vuajë”, tha Mihailoviq .
Në protestë morën pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe ministri i Brendshëm Filip Axhiq.