Ministria e Sportit dhe Rinisë në Qeverinë e Malit të Zi ka shënuar ditën e ekipeve kombëtare. Ministri i Sportit dhe Rinisë Vasilije Llallosheviq tha se Dita e Kombëtares është një ditë në të cilën festohen sukseset e sportistëve tanë.


“Fitoret e tyre janë edhe fitoret tona, humbjet e tyre janë humbjet tona. Ata gjatë gjithë këtyre viteve kanë pasur ndjenjë, respekt, sakrificë, përpjekje, punë ekipore dhe mbi të gjitha lojë të ndershme”, tha ministri.


Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se për qytetarët e Malit të Zi, Dita Kombëtare është data më e rëndësishme pas 21 majit dhe theksoi se vendi duhet të bëjë gjithçka që sportistëve t’ua lehtësojë rrugën drejt garave të mëdha.
“Nuk ka fushë që mund të mbledhë më shumë, të krijojë unitet, ndjenjë krenarie, siç është detyra përfaqësuese që kryeni, sidomos kur pasohet nga disa rezultate të jashtëzakonshme. Shteti i Malit të Zi duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të krijuar kushtet për të gjitha skuadrat malazeze që marrin pjesë në të gjitha garat dhe sjellin medalje, kështu vendi ynë do të bëhet më i mirë dhe më i bashkuar”, tha Abazoviq.
Në fund të ceremonisë, ministri Llallosheviq u ndau pllaka të veçanta përfaqësuesve të shoqatave dhe organizatave sportive në Mal të Zi.