LAJÇAK TAKOHET ME PARTITË OPOZITARE NË KOSOVË

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka informuar partitë opozitare në Kosovë lidhur me pritjet e komunitetit ndërkombëtar, sa i përket zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë 10 marsit, Lajçak u takua me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). I informova për procesin, për pritjet e komunitetit ndërkombëtar.

Ata shpjeguan qëndrimet e partive të tyre. Pra, e gjitha është pjesë e përgatitjeve për takimin e 18 marsit dhe është shumë e rëndësishme që ata të dëgjojnë nga unë, jo vetëm nga mediat apo në Parlament. Prandaj, për mua këto takime kanë përmbushur qëllimin”, tha Lajçak për mediat në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

Zyrtari i lartë evropian tha se ishte e rëndësishme për të që të takohej me opozitën, në kohën kur blloku evropian po përgatit takimin e radhës të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që është caktuar të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars.

SHARE