Nga fundi i dhjetorit në shqyrtim publik është Drafti i Studimit për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit dhe Propozimi i vendimit për shpalljen e Kripores së Ulqinit të mirë natyrore të mbrojtur.
Siç njoftohet nga Komuna e Ulqinit, shqyrtimi publik përmes tryezave të rrumbullakëta do të mbahet sipas këtij orari: me organet e Komunës, personat juridik ku themelues është Komuna, më datë 16.01.2019, me fillim në ora 12; me subjektet ekonomike, investitorët vendas dhe të huaj, më datë 17.01.2019 me fillim në ora 12; me përfaqësuesit e partive politike, më datë 18.01.2019 me fillim në ora 1, si dhe me me përfaqësuesit e OJQ-ve, më 18.01.2019, me fillim në ora 12.
Të gjithë mbledhjet do të mbahet në ndërtesën e Komunës, në sallën për mbledhje në katin e II të Komunës së Ulqinit, shkruan portali Ul-Info.
Ndërsa shqyrtimi qendror publik për Draftin dhe Propozimin do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës të hënën, më 28.01.2019, me fillim në ora 13.