FREEDOM HOUSE: MALI I ZI ËSHTË ENDE NJË VEND PJESËRISHT I LIRË

Në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare Freedom House, “Liria në botë”, Mali i Zi është renditur edhe një herë në mesin e vendeve pjesërisht të lira, me 67 pikë nga 100 pikë të mundshme, ashtu si vitin e kaluar.

Raporti përmend ndryshimin e qeverisë në vitin 2020, kur, siç thuhet në raport, përfundoi qeverisja tre dekadash e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS).

“Vendi është përfshirë nga një krizë politike dhe institucionale për shkak të një mazhorance parlamentare të paqëndrueshme dhe të ndryshueshme dhe një Gjykate Kushtetuese të paralizuar. Problem mbetet korrupsioni në politikë dhe në gjyqësor. Mali i Zi është shtëpia e një sektori dinamik të medias dhe shoqërisë civile dhe, pavarësisht nga problemet e vazhdueshme brenda sistemit të drejtësisë, liritë civile përgjithësisht respektohen,” thuhet në raportin “Liria në botë”.

SHARE