PËRMIRËSIM I KORNIZËS KOMBËTARE PËR MENAXHIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE

Ministria e Administratës Publike ka organizuar sot konsultime/fokus grupe me ambasadat, përfaqësues të ekonomisë, komunitetit akademik, sektorit të OJQ-ve dhe përfaqësuesve të shoqatave ndërkombëtare në Mal të Zi, me rastin e debatit publik për tekstin e Projektligjit për Siguri të Informacionit.

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj në pjesën hyrëse theksoi se miratimi i Ligjit për sigurinë e informacionit përmbush detyrën nga Programi për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian 2022-2023, përmirëson kuadrin kombëtar për menaxhimin e sigurisë kibernetike dhe kontribuon në besimin më të madh të qytetarëve tanë.

“Mali i Zi është vendi i parë në rajon, i cili e harmonizoi tekstin e këtij ligji me Direktivën e re NIS 2, e cila u miratua nga Bashkimi Evropian në mesin e dhjetorit 2022. Me miratimin e këtij ligji, krijohen kushtet për krijimin e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe CIRT-së qeveritare, si dy mekanizma të fortë, ku me punën e punonjësve 24/7, të specializuar në këtë fushë, do të mbrojë vendin tonë nga sulmet e ardhshme kibernetike”, tha ministri Dukaj.

Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit prezantuan mendimet, komentet dhe sugjerimet e tyre dhe në këtë mënyrë dhanë një kontribut të rëndësishëm në procesin e dëgjimit publik dhe përmirësimin e tekstit të Projektligjit për Sigurinë e Informacionit.

SHARE