ZENKA: SHTETIT DUHET TË KTHEHET Ç’DO GJË QË ËSHTË NË PRONËSI TË TIJ

 

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka,  në intervistë për gazetën “Dan”, deklaroi që do të ishte krenar sikur të arrinte të krijojë marrëdhënie të mira me Kishën Ortodokse Serbe në Malin e Zi dhe vuri në dukje se nuk bëhet fjalë për konfiskimin e pronës së saj, por as të asnjë bashkësi tjetër fetare në shtet.

Ai theksoi se ç’do gjë që është në pronësi të shtetit duhet ti kthehet shtetit.

Zenka, thotë se duhet të mbahen disa ide retrograde të cilat janë të përhapura dhe shteti duhet të veprojë kur udhëheqësit fetarë shqiptojnë fjalë ofenduese në kurriz të një kombi ose një anëtari të një feje të caktuar.

I pyetur nëse Qeveria, ka heqë dorë nga ideja e konfiskimit të manastireve dhe kishave të  mitropolisë malazeze – bregdetare serbe, Zenka u përgjigj: “Përse përmendim gjithmonë vetëm kishën?”.

“Prona gjithashtu kanë edhe Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike, e po ashtu edhe Kisha ortodokse serbe. Nuk ka të bëjë me asnjë konfiskim këtu. Nuk dua të flas për konfiskime, është një fjalë e vështirë. Nuk vjen në konsiderim që shteti të marrë atë që kisha ka fituar dhuratë nga besimtarët dhe atë që ata e kanë ndërtuar nga mjetet e veta. Njëra nga zgjidhjet është që ajo që është  pronë e shtetit  ti kthehet  shtetit”, deklaroi Zenka.

Ai shpjegoi se e shtetit është ajo pjesë që deri në vitin 1920, sipas kadastrës së atëhershme dhe ligjit, ishte në pronësi të shtetit, e jo nga ajo që ishte nën pronësi të kishës apo xhamisë.

 

 

SHARE