BE VENDOS SANKSIONE GLOBALE PËR SHKELJET E TË DREJTAVE TË GRAVE: DO T’JU MBËSHTESIM, KUDO QË JENI

Bashkimi Evropian ka njoftuar sanksione kundër zyrtarëve nga gjashtë vende, përfshirë Rusinë dhe Afganistanin, për dhunë dhe abuzime të të drejtave ndaj grave.

Kjo vjen ndërsa vendet anembanë globit shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas sot.

9 persona dhe tre subjekte zyrtare janë shtuar në listat e sanksioneve. Sanksionet synojnë dy oficerë policie të Moskës, nënkolonelin Alexander Fedorinov dhe vartësin e tij Ivan Ryabov, të cilët akuzohen se kanë urdhëruar arrestimin dhe torturimin e protestuesve femra kundër luftës.

Po ashtu komandanti i forcave speciale ruse, majori Nikolai Kuznetsov dhe komandanti i tankeve, kolonel Ramil Ibatullin, njësitë e të cilëve akuzohen për akte sistematike të përdhunimit dhe dhunës seksuale në Ukrainë.

SHARE