OKB KUNDËR DËBIMIT TË SHQIPTARËVE/ BRITANIA SHKEL TË DREJTËN PËR MBROJTJEN E REFUGJATËVE

Agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara ka dalë kundërt planit të qeveria e Rishi Sunak për dëbimin e meigrantëve, kryesisht nga Shqipëria, pasi Britania miratoi një ligji të ri për të ndaluar gomonet të kalojnë Kanalin.

UNCH akuzon Britaninë për “shkeljen e së drejtës për të kërkuar mbrojtje refugjatësh në Mbretërinë e Bashkuar”.

Pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman u detyrua të pranonte se ligji i migracionit të paligjshëm kishte më shumë se 50% të ngjarë të shkelte ligjet e të drejtave të njeriut, UNHCR tha se ishte “thellësisht e shqetësuar nga dispozitat e projektligjit, të cilat i japin qeverisë të drejtën për të kriminalizuar, arrestuar dhe deportoni azilkërkuesit, duke thënë se kjo do të ishte një shkelje e qartë e konventës së refugjatëve”.

Duke shpalosur planet para deputetëve më herët, Braverman tha se ligji vendos një detyrë ligjore mbi qeverinë për të ndaluar dhe dëbuar pothuajse të gjithë ata që mbërrijnë në mënyrë të parregullt me gomone.

Plani për ndalimin e gomoneve synon goditjen e emigracionit të jashtëligjshëm, kryesisht nga shqiptarët të cilët përdorin Kanalin e La Manshit për të kaluar në brigjet e Britanisë së Madhe.

Projektligji do të prezantojë gjithashtu një kufi vjetor, që do të vendoset nga parlamenti, për numrin e refugjatëve që Mbretëria e Bashkuar do t’u ofrojë strehim përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore – por vetëm pasi varkat të jenë ndaluar.

Në një deklaratë kritike, UNHCR tha se nëse legjiclacioni miratohet, do të kërcënonte të drejtën e emigrantëve për të kërkuar azil dhe vendoste në pikëpyetje mbrojtjen për shumë azilkërkues që kanë nevojë.

“Kjo do të ishte një shkelje e qartë e konventës së refugjatëve dhe do të minonte një traditë të gjatë humanitare për të cilën populli britanik me të drejtë është krenar”, thuhej në deklaratën e UNCHR.

SHARE