Për u.d. të drejtorit gjeneral të Drejtoratit për përcjelljen e rrjedhave turistike si dhe qarkullimit turistik pranë Ministrisë së Turizmit dhe zhvillimit hapësinor është zgjedhur Z. Armend Milla, nga radhët e Forcës së re Demokratike.
Siç kumtojnë nga Forca, Milla Ka diplomuar në Kolegjin Amerikan për Menaxhment dhe Teknologji, drejtim Turizëm dhe shërbime ndërsa studimet post-diplomike i ka mbaruar në Londër në Universitetin Gloucestershire, drejtim Biznes Administrim.
Milla gjithashtu Ka punuar në Organizatën turistike të Ulqinit si Koordinator për taksë banim dhe pikat informative për mysafirë dhe më pas si bashkëpunëtorë për marrëdhënie me publikun dhe marketing, kumtuan nga shërbimi i medias së Forcës së re Demokratike.