Mushkëri viçi për drekë të shijshme

Racion ideal për të gjithë adhuruesit e mushkërive që mund t’i shërbeni me cilëndo shtesë

Përbërësit:

– 4 copë mushkëri viçi;
– 1 qepë;
– 3 thelpinj hudhre;
– ½ tufe majdanoz;
– pak trumzë;
– pak erëza të thata bimore;
– 1 lugë miell;
– 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar i ëmbël;
– 1 lugë vaj;
– 1 lugë gjalpë;
– kripë dhe piper.

Përgatitja:

Në një enë qitni qepën e grirë imët dhe hudhrën, majdanozin dhe trumzën dhe marinoni me erëza bimore.

Në një enë tjetër përzieni miellin dhe specin e kuq të bluar të ëmbël dhe në atë tretje rrotulloni mushkëritë, dhe pastaj fërgoni nga të gjitha anët nga 3 minuta.

Qitni kripë dhe piper.

Lëngut në të cilin janë fërguar mushkëritë shtoni përzierjen e erëzave dhe fërgoni pak. Këto qitjani sipër mushkërive.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

SHARE