Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se qarkullimi i pagesave në muajin janar ka kaluar një miliard euro.
“Lajm i mirë për qytetarët. Për herë të parë në historinë e vendit tonë, transaksionet e pagesave në muajin janar kaluan një miliard euro”, shkruan kryeministri në Twitter.
Qarkullimi i pagesave në janar të këtij viti, siç theksoi ai, ka arritur në 1.16 miliardë euro dhe është më i lartë për 25% ose 300 milionë euro krahasuar me janarin e 2022.
“Një tregues i qartë se pasuritë e forta ekonomike të vendit vazhdojnë. Ne po ecim përpara, nuk ka ndalesë, nuk ka lodhje. Mali i Zi është në rrugën e duhur”, përfundoi Abazoviq.