BLLOKADA E GJYKATËS KUSHTETUESE TË ZGJIDHET PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE

Delegacioni parazgjedhor i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës shpreson që bllokada e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet para zgjedhjeve presidenciale.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës vizitoi Podgoricën më 23 dhe 24 shkurt 2023, për të vlerësuar klimën parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 19 mars 2023.

Delegacioni, i kryesuar nga Joe O’Reilly (Irlandë, EPP/CD), përshëndeti faktin që përgatitjet për zgjedhjet ishin duke u zhvilluar. Megjithatë, pas diskutimeve me bashkëbisedues të ndryshëm, konsiderohet e nevojshme të evidentohen një sërë mangësish, veçanërisht nevoja vendimtare për të siguruar kompletimin e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese. Ose të paktën të ketë një kuorum për të qenë në gjendje të konfirmojë rezultatin e zgjedhjeve.

Gjithashtu, siç theksojnë ata, delegacioni është i vetëdijshëm për stagnimin e reformës së kuadrit legjislativ zgjedhor, nivelin e lartë të korrupsionit në vend dhe dyshimet e vazhdueshme për pavarësinë e gjyqësorit.

“Delegacioni konstatoi me zhgënjim kulturën e vazhdueshme të zvarritjes. Dhe mungesën e vullnetit politik për të marrë vendime të rëndësishme,” tha delegacioni i APKE-së.

Disa bashkëbisedues shprehën shqetësimin për politizimin e vendimmarrjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, gjë që çon në status të pabarabartë mes kandidatëve për president.

Mjedisi mediatik përgjithësisht konsiderohej i shëndetshëm, megjithëse shumë i politizuar, duke çuar në autocensurë gazetarët. Thonë se edhe presionet ndaj gazetarëve, për fat të keq, nuk i përkasin të shkuarës.

Lista elektorale, pretendojnë ata, u kritikua gjerësisht si e çrregullt, me një numër të madh njerëzish që emigruan që mbetën në listë si rezultat i kritereve të keqpërcaktuara të qëndrimit.

Gjithashtu, u ndje e nevojshme një transparencë më e madhe në financimin e fushatës.

Delegacioni vuri në dukje përfaqësimin e pamjaftueshëm të grave në të gjitha nivelet e procesit zgjedhor.

Delegacioni, siç theksojnë ata, e kupton plotësisht se disa nga çështjet e sipërpërmendura nuk mund të zgjidhen në një kohë të shkurtër para ditës së zgjedhjeve, por shpreson fuqishëm që të paktën ato që mund të zgjidhen ende – veçanërisht emërimi i katër gjyqtarëve në Gjykatë Kushtetuese – do të zgjidhet.

SHARE