Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, Xhudi Rajzing Rainke ka njoftuar se prioritet gjatë mandatit të saj do të jetë që SHBA të mbështesin integrimin e mëtejshëm të Malit të Zi në institucionet euroatlantike.
Siç është kumtuar nga Ambasada e SHBA, Rajzing Rajnke, i dorëzoi sot në Cetinë, letrat kredenciale, Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Ajo gjatë takimit me Gjukanoviq, vlerësoi angazhimin e Malit të Zi për lirinë dhe demokracinë, e cila, siç tha ajo, është forcuar nga pranimi i Malit të Zi në NATO, vitin e kaluar.
Rajzing Rainke, përshëndeti bashkëpunimin e vazhdueshëm me Malin e Zi si një aleat të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës me krenari rrinë pranë Malit të Zi, si miq, partner dhe aleat.
Gëzohem që së bashku me autoritetet dhe qytetarët e Malit të Zi, do të punoj për forcimin në lidhjet mes shteteve tona krenare”, tha Rajzing Rainke.