BRAZIL, RRITET NË 54 NUMRI I VIKTIMAVE NGA PËRMBYTJET DHE RRËSHQITJET E DHEUT

Është rritur në 54 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në rajonin e Sao Paulo-s të Brazilit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga zyrtarët e rajonit të Sao Paulo-s thuhet se është rritur në 54 numri i personave që kanë humbur jetën në fatkeqësinë e përmbytjeve që janë efektive që prej 18 shkurtit.

Në rajonet ku vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit thuhet se për gjetjen e personave të zhdukur po japin mbështetje edhe helikopterët ushtarakë.

Në një deklaratë më 21 shkurt nga Instituti Kombëtar Meteorologjik ishte njoftuar se për 24 orë ranë reshje të cilat priteshin gjatë muajit shkurt dhe janë shkaktuar dëme të mëdha.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva më 21 shkurt vizitoi rajonin e fatkeqësisë dhe kreu inspektime nga ajri me helikopter.

Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut 1.815 persona kanë mbetur të pastrehë ndërsa 3 mijë të tjerë janë evakuuar nga zona e fatkeqësisë.

SHARE