Tavë e Shpejtë Dhe e Shijshme Me Salsiçe Dhe Perime

Përbërësit

4-5 Salsiçe të freskëta

2 speca të verdhë

2 qepë të kuqe

1 qepë e bardhë

7-8 patate mesatare

2-3 thelpinj hudhra

vaj

kripë dhe piper për shije

nenexhik për shije

Përgatitja

Fillimisht lani dhe prisni perimet.

Hidhni pak vaj në një tavë dhe më pas shtoni aty perimet.

Përziejini mirë.

Më pas shtoni salsiçet dhe jepini shije me kripë, piper e nenexhik.

Mbulojeni tavën me letër alumini dhe piqeni në 200° për 25 minuta. /AgroWeb.org

SHARE