TELEVIZIONI BOIN REAGON NDAJ AKUZAVE TË PA BAZA

Me rastin e debatit të zhvilluar mbrëmë në TV Boin të bartësve të listave të partive, koalicioneve ose grupeve të qytetarëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 5 mars të këtij viti, siç jeni të informuar, ka reaguar koalicioni “Rrugës së drejtë”, duke vërtetuar se gjoja nuk i është lejuar të marrë pjesë përfaqësuesi i tyre në debatin në fjalë, TV Boin e njofton opinion me sa vijon:

TV Boin ka organizuar debatin me bartësit e listave të të gjitha koalicione, partive ose të grupeve qytetare, të zhvilluar mbrëmë dhe se për këtë debat i ka njoftuar bartësit e të gjitha listave me kohë dhe nga të gjithë në momentin e komunikimit direkt ose më vonë, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, pra edhe bartësi i Koalicionit që ka reaguar. Vetëm dy orë para fillimit të emisionit zoti Nikaj ka njoftuar se nuk do të mund të marrë pjesë në debat, edhe pse tri herë më parë e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Në ditën e debatit, rreth orës tre pas dite, zoti Nikaj kërkoi pak kohë që të vendos nëse do të mund të marrë pjesë ose jo. Z. Nikaj në ora 18.00 definitivisht na njoftoi se nuk do të marrë pjesë në debat. Ky ishte komunikimi i fundit me të, kurse ndërkohë përfaqësuesi i këtij koalicioni, zoti Enis Gjokaj, njoftoi se ai do ta përfaqësojë në debat koalicionin në fjalë. TV Boin e njoftoi se kjo është e pamundur, meqë  është në kundërshtim me nenin 8 të Rregullores të Agjencisë për Mediat Elektonike për prezantimin e partive politike, në të cilin thuhet: “Për shkak të nevojës që votuesit të kenë mundësi që më mirë të informohen në gjuhën shqipe, kemi vendosur që të organizojmë debatin me të gjithë bartësit e listave, që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Po ashtu thuhet se ky debat do të zhvillohet falas.” Pra thuhet qartë se debati do të zhvillohet me bartësit e jo me përfaqësues të tjerë të listave dhe për këtë janë njoftuar të gjithë bartësit e listave në komunikimin e TV Boin me bartësit e listave. Ndoshta edhe parti ose koalicione tjera do të kishin dërguar përfaqësues të tjerë, po të mos e kishin pasur të qartë këtë nen të Rregullores së Agjencisë për Mediat Elektronike.  

Duam të theksojmë se sulmet e tilla ndaj TV Boin, meqë janë plotësisht të pa baza e të pa vërteta, mos të themi se edhe keqdashëse, i hedhim poshtë  kategorikisht e me vendosmëri. Ne u mbetemi besnik parimeve themelore për informimin e drejtë e me kohë të opinionit për të gjitha çështjet në interesin e tyre, pa marrë parasysh përkatësinë partiake ose të ndonjë përkatësie tjetër, të bindur se e vërteta është mbi të gjitha. Do të vazhdojmë punën tonë, pa favorizuar e pa diskriminuar askënd. Në TV Boin janë trajtuar të gjithë njësoj dhe kështu do të vazhdojmë të palëkundur edhe në të ardhmen.

https://aemcg.org/wp-content/uploads/2023/02/02-29-Pravila-o-medijskom-predstavljanju-TV-Boin.pdf

SHARE