Sot, Kryeqyteti i Malit të Zi, feston 19 dhjetorin – Ditëh e çlirimit të Podgoricës.
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq,ua uroi Ditën e Kryeqytetit, udhëheqësve, qytetarëve të Podgoricës dhe pjesëmarrësëve në seancën solemne, me dëshirat më të mira për punë të suksesshme në të ardhmen.
Sipas Gjukanoviqit, më 19 dhjetor Podgorica feston në vitin e përvjetorit, i cili kujton ditët e lavdishme nga lufta antifashiste jugosllave, në të cilën popullata e Malit të Zi ngriti lart flamurin e lirisë dhe me sakrifica dhe vuajtje të mëdha ai e ktheu dinjitetin e tij kombëtar dhe shtetëror.
Kryetari i Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq, në urim theksoi se Podgorica, për një kohë të shkurtër përjetoi një transformim substancial dhe vizual dhe u bë qytet modern evropian.
Ndërsa, Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kryetari i Kryeqytetit, Ivan Vukoviq vlerësuan se Podgorica me siguri do të ketë një zgjerim të madh zhvillimi dhe një cilësi më të lartë të jetës për qytetarët, i cili do të kontribuojnë në investime prej minimum 200 milionë euro në katër vitet e ardhshme.
Ndërkaq, në emër të kësaj ditë, sot u zbulua edhe busti i Josip Broz Tito, në Bulevardin Shën Pjetrit të Cetinës, në Podgoricë.
Vendimi për të ngritur bustin e Titos u miratua nga Kuvendi i Kryeqytetit me propozimin të kryebashkiakut të Podgoricës,Ivan Vukoviq.