MINISTRI DUKAJ: SHTËPIA E SHËNDETIT NË TUZ DO TË PAVARËSOHET

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj bëri të ditur Qeveria së shpejti do të marrë vendim që Shtëpia Shëndetësore në Tuz të bëhet njësi e pavarur, pasi deri më tani ishte pjesë e Shtëpisë Shëndetësore të Podgoricës.

“Takim miqësor dhe produktiv me kolegun tim Shqekiq. Ndër të tjera, u dakorduam që shumë shpejt, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi dhe kërkesë të Komunës së Tuzit, Qeveria të marrë Vendim për pavarësinë e Shtëpisë Shëndetësore në Tuz. Kemi shqyrtuar edhe mundësinë e sigurimit sa më të shpejtë të gjinekologut dhe pediatrit në Tuz për nevojat e qytetarëve të Malësisë”, deklaroi Dukaj.

SHARE