Truku më i thjeshtë për qerpikë më të gjatë

Së bashku me maskarën, ju duhet edhe ky produkt që tashmë e keni

Qerpikët e trashë dhe të gjatë janë një nga aksesorët e bukurisë që dëshirojnë thuajse të gjitha femrat dhe për të pasur një pamje më sfiduese shpesh përdorim qerpikët artificialë, shtesa si dhe trajtime të ndryshme për dredhimin e tyre.

Nuk keni nevojë për qerpikë artificialë

Me këtë truk të thjeshtë, nuk do të keni nevojë të shkoni në sallonet e bukurisë dhe as të shpenzoni shuma të mëdha parash për blerjen e qerpikëve artificialë, të cilët, për më tepër, nuk janë të lehtë për t’u ngjitur, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e bukurisë këshillojnë që, përveç maskarës, të përdorni vetëm një produkt tjetër që do t’ju zgjasë vizualisht qerpikët dhe nuk do t’i dëmtojë – pudra pluhur për fëmijë.

Aplikoni një shtresë maskarë, më pas vendosni pudër për fëmijë në shkopthin e veshit dhe fshijeni mbi qerpikët. Në fund, shtoni edhe një shtresë maskarë për të mbuluar çdo gjurmë pudre.

Kur aplikoni grimin e syve, shumica e zonjave synojnë edhe eyeliner, dhe një tjetër truk, siç këshillohet nga artistët e grimit, mund t’i bëjë sytë tuaj të dallohen më shumë.

Pavarësisht nëse keni sy kafe, blu apo jeshile, provoni të përdorni ngjyrë vjollce të errët në vend të eyeliner-it të zi ose kafe, që sipas tyre do të bëjë një ndryshim të madh kur vjen puna për të nxjerrë sytë tuaj në pah. /Telegrafi/

SHARE