DERI NË FUND TË SHKURTIT 27 MILIONË EURO GRANTE

Në fund të shkurtit pritet nënshkrimi i marrëveshjes financiare, e cila vë në dispozicion këstin e parë prej 27 milionë euro nga gjithsej 30 milionë euro të akorduara të mbështetjes direkte buxhetore të Komisionit Europian (KE) për Malin e Zi për tejkalimin e krizës energjetike. Ministria e Investimeve Kapitale (MIK), e kryesuar nga ministri Ervin Ibrahimoviq, tha për „Vijesti“ se tre milionë euro të mbetura duhet të paguhen jo më vonë se tremujori i parë, pra deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm. “Thelbi i mbështetjes direkte buxhetore të KE-së ishte që të mundësojëmbështetje për grupet vulnerabël dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që mund të kërcënohen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Në Mal të Zi nuk ka pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike, por padyshim po ndihet ndikimi i krizës globale energjetike dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe produkteve energjetike në tregun botëror”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

SHARE