Ministrat e Jashtëm: Vendet e G7 janë angazhuar për sanksione kundër Rusisë

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 (Grupi i Shtatë) deklaruan se mbeten të përkushtuar ndaj mbajtjes dhe intensifikimit të sanksioneve ndaj Rusisë për të kufizuar përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë.

Sipas Sky News ka pasur shqetësime se vendosmëria e disa vendeve për të vazhduar sanksionet kundër Rusisë mund të dobësohet, ndërsa konflikti zvarritet vazhdon.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm u shprehën se presin që vendet e tjera të mos shmangin këto sanksione.

Njëkohësisht ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u shpreh se një fitore ruse mund të inkurajojë Moskën të sulmojë vendet e tjera. Por pavarësisht situatës së krijuar, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai zbuloi ndihmën që ka siguruar për Ukrainën.

SHARE