Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar një projekt të veçantë muzikor në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka sjell për fansat këngën e tij të paralajmëruar, “Zani i popullit”.
Kënga është shkruar dhe kompozuar nga vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kushtrim Ademin, ndërsa për producent i saj është Rrzon.
“Zani i popullit” trajton një tematikë revolte për diskriminimet që janë bërë në shoqërinë kosovare ndër vite.
Ana vizuale e projekti i është besuar produksionit Sekuencë Studio.
Capital T përndryshe vazhdon të mbetet ndër reperët dominues të tregut vendor të muzikës, projektet muzikore të të cilit priten gjithnjë mirë nga publiku. /Telegrafi/