Reperi i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani prej vitesh, Dardan ka publikuar një projekt të veçantë.
Për nderë të Pavarësisë së Kosovës, reperi ka lansuar këngën në gjuhën gjerman që mban titullin “Laufen”.
Në klipin e këngën rap-artisti ka sjellur pamje të refugjatëve që detyrohen të largohen nga vendi i tyre pas për shkak të luftës.
Në skenat prekës është protagonist edhe vet reperi ndërsa përmes saj ka zgjedhur të uroj 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Kjo këngë është për të gjithë njerëzit në këtë botë që kanë kaluar kaq shumë dhe nuk do ta harrojnë kurrë sa e vështirë ishte. Le të shohim përpara dhe ta duam dhe respektojmë njëri-tjetrin. Le të vazhdojmë të ecim dhe të përpiqemi ta bëjmë këtë botë një botë më të bukur. Siç tha dikur Mahatma Gandhi: “Një sy për një sy vetëm e bën të gjithë botën të verbohet”. Urim Pavarësia”, ka shkruar Dardan në mbishkrimin e një postimi në Instagram.
Projekti i ri i reperit tashmë gjendet i lansuar në të gjitha platformat me padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij.
Kujtojmë që ndonëse karriera e tij fokusohet në Gjermani, Dardan numëron projekte të shumta që janë në bashkëpunim me artistët shqiptarë. /Telegrafi/