Alketa dhe DJ Kont sjellin ripërpunimin e këngës “Vallja e Rugovës”

Dy artistët të njohur të estradës shqiptare janë bërë bashkë për të lansuar një ripërpunimi të hitit popullor “Vallja E Rugovës”.

Këngëtarja e re Alketa dhe DJ Kont kanë lansuar duetin më të ri për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Vallja e Rugovës” erdhi në një version të ripërpunuar ndërsa e shoqëruar edhe me një klip unik që tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.

Kënga është prodhim i produksionit “SBS Entertainment” teksa për videoklipin u përkujdes XL Films.

Dy bashkëpunëtor të artistëve janë edhe Afrim Leka në çifteli dhe Murat Ismajli me fyell.

Mbetet të shihet se si do të pritet ky ripërpunim i një prej këngëve më të njohura shqipe që dëgjohen në pothuajse çdo festë kombëtare dhe aheng familjar. /Telegrafi/

SHARE