MARKOVIQ: BURGU PËR MEDOJEVIQ DHE KNEZHEVIQ ËSHTË I LIGJSHËM

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deklaroi se vendimi për ti  rreth vendosjes në burg të deputetëve të Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq dhe Millan Knezheviq,  është në përputhje me ligjin.

Markoviq, duke iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth kushtetutshmërisë së vendimit për të futur në burg deputetët, të cilët nuk iu përgjigjën thirrjes së gjykatës për të dëshmuar, tha se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendos për këtë.

“Secili duhet t’ia lëmë Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi iniciativa të tilla , qoftë ky vendim kushtetues apo jo, pasiqë në çdo rast  kjo është një zgjidhje ligjore”.

Gjykata e Apelit veproi nën autoritetin e dhënë në ligj dhe nuk mund të flasë për një vendim të paligjshëm por në këtë moment mund të debatohet vetëm nëse kjo zgjidhje është kushtetuese”, tha Markoviq , duke shtuar se për këtë duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

SHARE