PODGORICA DO TË PËRDORË PËRVOJAT E BUDAPESTIT

Mali i Zi dhe Hungaria kanë bashkëpunim të ngushtë politik, e cila është bazë e shkëlqyeshme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit intensiv në nivel ekonomik dhe kulturor, vlerësuan gjatë takimit të sotëm Kryebashkiaku i Podgoricës, Dr.

Ivan Vukoviq dhe ambasadori i Hungarisë, Jozef Negjeshi. Vukoviq vlerësoi se Mali i Zi ka patur gjithmonë mbështetjen e Hungarisë, veçanërisht gjatë periudhës së pranimit në NATO dhe shprehu mirënjohjen për mbështetësin më të zellshëm të Malit të zI, për t’u bashkuar vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ambasadori hungarez, Negjeshi, e ftoi kryebashkiakun e Podgoricës, Vukoviq, që ta vizitoi Budapestin, ftesë kjo të cilën Vukoviq me kënaqësi e priti dhe theksoi se në atë qytet jetoi, gjatë studimeve të doktoraturës dhe se gjithmonë me kënaqësi kthehet atje.

“Megjithëse bëhet fjalë për qytete me banorë të ndryshëm, besoj se Podgorica mund të marrë shumë eksperiencë nga Budapesti, sidomos kur bëhet fjalë për ringjalljen e qendrës së qytetit, por edhe përvojën në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe përmirësimin e transportit publik”, deklaroi Vukoviq.

SHARE