Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, që do të preknin mallrat në vlerë prej 11 miliardë eurosh dhe do të shënjestronin prodhuesit e dronëve në Iran.
Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se shpreson që të 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të pajtohen për paketën e re, që është pjesë e sanksioneve të përbashkëta me grupin G7, në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
“Ne po shënjestrojmë industrinë e mallrave që Rusia ka nevojë, e të cilat mund të merren nga shtetet e treta”, tha ajo, duke cituar “mallrat vitale, sikurse ato elektronike, makinat e specializuara, pjesë për makina dhe kamionë, por edhe motorë për avionë”.
Ajo tha se Brukseli tha se dëshiron të shtojë edhe 17 komponentë elektronikë në listën e sanksioneve “që mund të përdoren në sistemet e arëve ruse, përfshirë dronët, raketat dhe helikopterët”.
Paketa e re e sanksioneve po ashtu shënjestronë prodhuesit e dronëve në Iran që kanë furnizuan Rusinë me dronë për të sulmuar infrastrukturën e Ukrainës.
“Garda Revolucionare e Iranit i ka ofruar Rusisë dronë Shahed”, tha von der Leyen.
“Prandaj, ne po shtojmë tani shtatë entitete iraniane në listën e sanksioneve. Ata tani do të kenë ndalesë të plotë sa i përket shitjes së pajisjeve të ndjeshme në Rusi”, theksoi ajo.